Trajneri i Francës, Didier Deschamps, foli për “Gazzetta dello Sport” duke u fokusuar në thirrjen e sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud, në ekipin kombëtar:
“Është e vërtetë, Olivier nuk është më i ri, por te Milani, për shembull, është Zlatan Ibrahimoviç i cili është edhe më i madh dhe që në moshën 41-vjeçare është grumbulluar nga trajneri i Suedisë.
Si të gjitha skuadrat e mia, edhe Olivier mund të jetë titullar, pa dyshim pa pasur garanci.
Nuk është i ri, por kjo do të thotë se ka shumë përvojë.
Ai e meriton të grumbullohet për aq kohë sa e ruan të lartë nivelin e tij të performancës.
Ne do të duhet të luajmë 2 ndeshje në 3 ditë dhe në të dytën, me Irlandën, që do të jetë më e lehtë për ne, Olivier mund të jetë titullar ose të fillojë nga pankina, siç po ndodh tashmë te Milani”.