Probleme për Egnatian para sfidës me Teutën

Futboll

Probleme për Egnatian para sfidës me Teutën

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:57
Egnatia

Egnatia po luan sezonin e dytë radhazi në elitën e futbollit shqiptar dhe ka arritur shumë shpejt të vërë emrin mes skuadrave serioze dhe me pretendime madhore.

Rrogozhinasit janë në gjysmëfinale të Kupës, pasi eliminuan Laçin, Skuadra e Edlir Tetovës pati barazuar në sfidën e parë në shtëpi pa gola, por shpërtheu në Laç, duke shënuar tre gola dhe duke u kualifikuar në katërshe, ku e pret një mes Tiranës, Vllaznisë dhe Teutës.

Pavarësisht gëzimit për suksesin, nuk ka shumë kohë për festë dhe skuadra ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Teutës, që është një përballje mjaft e vështirë për faktin që durrsakët janë në një moment të mirë.

MUNGESAT – Misioni për të fituar këtë ndeshje kalon nëpër pengesa jo të vogla.

Trajneri Edlir Tetova do të duhet të bëjë pa disa lojtarë për shkak të pezullimeve me kartonë.

Konkretisht janë tre. Portieri Alen Sherri, Donald Mëllugja dhe Arbin Zejnullai. Të tre kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë.

Ndërkohë, shqetësuese është gjendja fizike e mesfushorit Majkëll Agbekpornu, i cili në ndeshjen e Kupës la fushën para kohe për shkak të një dëmtimi në minutën e 34-t.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat