Kishte pafund kërkesa nga Kosova që të pranonte të luante për vendin e tij, por Mërgim Berisha ishte i qartë në zgjedhjen e tij.
Ai donte vetëm Gjermaninë dhe priti gjatë për ta bërë realitet këtë ëndërr të tijën.
Më në fund ëndrra i është realizuar dhe sulmuesi i Kosovës me pasaportë gjermane është ftuar nga Hansi Flick në Përfaqësuesen A të Gjermanisë.
Lista e Gjermanisë
24-vjeçari ka luajtur për U21 e Gjermanisë dhe tani dy vite ishte në pritje të një ftese nga Përfaqësuesja A, ftesë që e ka marrë për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Belgjikës dhe Perusë.