Pas barazimit zhgënjyes ndaj Salernitana dhe shortit të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve, që do të luhet ndaj Napolit, kuqezinjtë do të jetë mysafirë në ‘Dacia Arena’ ndaj Udineses për ndeshjen e javës së 27-të të Serie A.
Si e përjetuat shortin e çerekfinaleve të Champions League?
Ne e përjetuam atë gjatë stërvitjes.
Çdo kundërshtar do të kishte qenë shumë i vështirë, i komplikuar, stimulues dhe motivues.
Jemi në çerekfinale, jemi Milani dhe duam të vazhdojmë.
Napoli është i fortë, po bën më mirë se ne në Serie A, por Champions-i është tjetër gjë. Atje, Milani është Milani, historia flet vetë", tha Stefano PIoli, trajner i Milanit.