Nagelsman reagon

Futboll

Nagelsman reagon

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:45
Nagelsman reagon

Bayern Munich po arrin rezultate të mira në kohët e fundit. Por në dhomat e zhveshjes, situata është krisur.

Trajneri i gjermanëve, Nagelsman, është i mërzitur pasi skemat e tij taktike po zbulohen te BILD.

Një person brenda klubit i ofron gjithçka mediave të mëdha në Gjermani duke zbuluar plotësisht Bayern Munich.

E teksa mbetet në kërkim të spiunit, Nagelsman kërkon që ta prek moralisht.

“Jam i mërzitur.

Një person që zbulon diçka të tillë dëmton çdo lojtar, nuk është aspak mirë. Spiunët janë të mbrojtur, kërkimi i tyre është i ndërlikuar.

Unë mund të shikohem në pasqyrë dhe kjo është e rëndësishme, ky spiuni nuk mund të shihet.

E pyes veten se cili është qëllimi i tij dhe çfarë shpreson? Është e paqartë, e pamundur të jetë vetëm për arsye financiare”, tha Nagelsman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat