“Do të takohemi përsëri”. Kështu e ka komentuar Feyenoord në kanalet zyrtare të klubit përballjen me Roma-n në çerekfinalen e Europa League dhe referenca është padyshim për finalen finalja e Conference League, e fituar vitin e kaluar në Tiranë nga verdhekuqtë e Mourinho-s.
Holandezët e drejtuar nga Arne Slot tani shpresojnë për një revansh, edhe nëse duhet të mendojnë fillimisht për kampionatin.
Dhe ashtu si Roma që është në pritje të derbit me Lazio-n, që vlen shumë në garën për Champions League, kryesuesit e Eredivisie Feyenoord do të vizitojnë Ajax-in, e dyta në renditje pas dy ditësh, (të dielën 19 mars) me mundësinë për të shkuar 6 pikë larg rivalëve:
“Roma? Nuk ka asnjë dëshirë për hakmarrje, edhe sepse tani jemi të fokusuar te ‘Klasikja’ kundër Ajax. Ishin dy skuadra të tjera që unë do t’i kisha preferuar”, ka thënë trajneri i Feyenoord.
“Më pas është një klub mbi të gjitha që shquhet për cilësinë e tij dhe ai është Manchester United. Krahasuar me finalen e Conference League, ata janë forcuar, ne kemi ndryshuar shumë.
Roma nuk është një kundërshtar i lehtë.
“A mendojmë se kemi një shans? Do të ishte e çuditshme nëse nuk do të mendonim kështu”.
Më pas ka ardhur një thumbim ndaj Mourinho-s, duke kujtuar ende finalen e Tiranës: “Presioni i Mourinho-s mbi arbitrin?
Mësova shumë nga ajo ndeshje.
Por dua të nënvizoj edhe një herë që nuk humbëm për këtë”.
Për ndeshjen e kthimit në Olimpico, Feyenoord rrezikon të gjendet pa tifozët e skuadrëspas trazirave të 2015 dhe përplasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Tiranë:
“Do të më vinte shumë keq nëse nuk do të mund të vinin.
Por nuk do të ishtenjë surprizë totale, duke pasur parasysh historinë tonë të kohëve fundit në transfertë”, ka përfunduar Slot.