Zymer Bytyqi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës viteve të fundit.
Sulmuesi anësorë ka shpërthyer në tre vitet e fundit duke luajtur në nivele tëlarta, fillimisht te Konyaspor dhe tani te njëri nga klubet më të mëdha në Ballkan, Olympiacos.
Bytyqi bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit grek Olympiacos dhe fillimi për të ka qenë i vështirë, pasi ka luajtur në vetëm dy ndeshje, një në kampionat dhe një në Kupën e Greqisë.
Por trajneri i Kosovës, Alain Giresse e kupton se niveli ku luan Bytyqi është shumë i lartë dhe e ka ftuar atë përkundër se kishte pak minuta në klubin e ri.
“Kosova, nder dhe krenari, ka shkruar sulmuesi anësorë në faqen e tij zyrtare.