Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka startuar nga minuta e parë për gjigantin turk, Galatasaray por të pafat që të kthehen me një pikë nga stadiumi “Buyuksehir Belediye” në Konya.
Galatasaray ka pësuar humbje në mnutën e fundit (2:1) nga Konyaspor-i, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit turk.
Në minutën e 31-të, Akturkoglu asistoi me mjeshtri deri të Rashica i cili mençur iu shmang një mbrojtësi duke shënuar për epërsinë e skuadrës së tij.
Rashica me këtë gol çon në këmbë tifozët turq përkatësisht të Galatarasay-t.
Vendasit barazuan me golin e Dikmen në minutën e 62-të.
Ndërkohë në minutën e 75-të, trajneri vendas hodhi në fushë edhe pogradecarin Endri Çekiçi, që duket se i solli fat të tijve.
Rashica u zëvendësua në minutën e 86-të.
Kur pritej se sfida do të mbyllet baras, Ulgun në minutën e 90+3 ka shënuar për fitoren e Konyaspor-it.
Galatasaray kryeson me 60 pikë, ka 9 pikë e dy ndeshje më shumë se rivali i përbetuar dhe i përjetshëm, Fenerbahce, që renditet në vend të dytë.
Skuadra Konyaspor zë pozitën e tetë me 34 pikë të mbledhura.