Dietmar Hamann beson se trajneri Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpool.
Futbollisti i cili ka zhvilluar 283 ndeshje për Liverpoolin ka komentuar situatën aktuale në klubin anglez.
"Konkurrenca është e madhe. Mendoj se do të ishte më mirë për të dyja palët nëse ai do të largohej gjatë verës. Liverpool është shpërbërë muajt e fundit.
Ata kanë nevojë për një rinovim të plotë, të paktën katër-pesë lojtarë, nëse jo shtatë-tetë. Ata kanë para të mjaftueshme, por mbetet për t’u parë nëse ata do t’i vërë në dispozicion të trajnerit", ka thënë Hamann
. "Më duket se Klopp po i thotë vetes se si mund ta kthejë situatën.
Kjo do të thotë të sjellë lojtarë të rinj. Nëse ata nuk sjellin lojtarë të rinj, nuk mund ta imagjinoj të qëndrojë. Nuk mund ta imagjinoj që ai të qëndrojë nëse ne nuk mund të luftojmë për titullin".