Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, është tërhequr nga skuadra e Uruguajit për miqësoret që do të zhvillohen gjatë këtij muaji.
Njëzet e tre vjeçari ishte ftuar nga Kombëtarja e Uruguajit për ndeshjet kundër Japonisë dhe Koresë së Jugut, por Federata e Futbollit e Uruguajit dhe Liverpooli kanë njoftuar se Nunez nuk do të jetë në grumbullim.
Ish-lojtari i Benficas po rikuperohet nga një lëndim në humbjen 1-0 të së mërkurës me Real Madridin.
Uruguaji ka thirrur sulmuesin e Club America, Jonathan Rodriguez, si zëvendësues të Nunez.