Vazhdon aventura e Zlatko Daliç në stolin e kombëtares së Kroacisë. 56-vjeçari, i cili ka provuar të drejtojë edhe Dinamon në Shqipëri, ka firmosur kontratën e re deri në 2026.
Dalic qëndron në pankinën e kombëtares ballkanase prej tetorit të vitit 2017. Ai numëron 70 ndeshje si trajneri i Kroacisë.
Në Botërorin Rusi 2018 mbërriti deri në finalen e madhe me djemtë e tij. Kroacia zhvilloi një Kupë Bote të paharrueshme.
Ëndrra e madhe u shua nga humbja ndaj Francës.
Kroatët përsëritën veten edhe në Katar 2022, ku ia dolën të fitonin medaljen e bronztë.
Drejtuesit e Federatës janë të kënaqur me punën e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë të re deri në Botërorin e ardhshëm.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.