Ishte 1 tetor 1989, kur Napoli i Maradonës mundi Milanin me rezultatin dërrmues 3-0.
Për napolitanët, protagonist ishte ai djaloshi argjentinas me numrin 10 në shpinë, i cili përveçse dha 2 asiste, shënoi edhe një gol fantastik.
Në fund të ndeshjes, “El Pibe de Oro” ka festuar me “lëkurën” e mbrojtësit legjendar të kuqezinjve, Franco Baresi, duke veshur fanellën e tij dhe duke pranuar: “Mendoj se Franco Baresi është më i miri si lojtar, ky është një kujtim që do ta mbaj me vete për pjesën tjetër të jetës sime”.
Pas shortit të Ligës së Kampionëve, i cili “dekretoi” dje se Milani i Piolit do të përballet me Napolin e Spallettit në çerekfinale, në Instagram u shfaq ky imazh i veçantë që tregonte Maradonën të veshur me fanellën e kuqezinjve, saktësisht të Franco Baresit.
Në rrjetet sociale, fansat u mahnitën duke pyetur veten:
“A parashikoi Maradona gjithçka?”
E sigurt është se mes dy kampionëve kishte respekt maksimal dhe mbrojtësi italian kishte pranuar:
“Diego ma kërkoi fanellën, më tha se ishte krenar ta vishte, ngaqë për të isha mbrojtësi më i fortë në botë.
Si ndalohej Maradona?
Duheshin dy ose tre mbrojtës si unë".