Shqiptari në fushë, panik në Ukrainë!
Ndeshja ndërpritet!
Momente paniku në futbollin ukrainas! Dueli mes Vorskla Poltavës dhe Metalist 1925, i vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit ështe ndërprerë për shkak të rënies së alarmit për sulme ajrore, si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në këto kushte futbollistët janë detyruar ta braktisin ndeshjen deri në një njoftim të dytë.
Titullar në këtë përballje ishte dhe sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi.
Rezultati deri në momentin e ndërprerjes ishte 0:0.