Sulmuesi Jasir Asani dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme në Korenë e Jugut me ekipin e Guangjusë.Asani ishte protagonisti absolut në fitoren e sotme 5-0 përballë Inceon Junajtid teksa shënoi tregolësh personal.
Ai shënoi gol në minutën e 9′ ndërsa në pjesën e dytë e vulosi me dy gola në minutat 69’ dhe 72’.
Në këtë mënyrë ai përshëndeti Silvinjon dhe Kombëtaren shqiptare pas ftesës së parë të tij për të veshur fanellën kuqezi.
Ditën e sotme Jasiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ai shprehet tepër i lumtur për 3 golat teksa tha që të tjerë do të vijnë.
“Hat-Trick i parë për Guangju. Jam shumë i lumtur për golat dhe 3 Pikët. Të tjera do të vijnë “, shkruan Asani.