Prishtina ka fituar pikë të plota dhe të qetësisë për në vazhdim të kampionatit.
Drenica është në krizë të madhe dhe po rrëshqet drejt Ligës së Parë të Kosovës.
Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Drenicës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu”.
Në një kohë të mirë e me diell, pak shikues në stadium, bardhekaltrit importuan tre pikë me golin e Bujar Pllanës, i cili realizoi në minutën e 33-të.
Në minutën e 90+5, portieri i Prishtinës, Ardit Nika, pa nevojë ndëshkohet me karton të kuq, duke ndërhyrë jashtë 16-shit.
Pas javës së 26-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drenica është në fund me 23 pikë dhe Prishtina ngritet në pozitën e katërt me 35 pikë.