Në ditën e sotme janë zhvilluar takimet e Kategorisë së Parë.
Jo pak surprizuese ishte ndalja që i bëri Besëlidhja ekipit të Skënderbeut në barazimin pa gola.
Festa legjitime i përket Flamurtarit dhe Dinamos, ndjekësit kryesorë të korçarëve. Megjithatë këto ekipe kanë një ndeshje direkte për të zhvilluar së bashku.
Nga krahu tjetër, Luzi ka barazuar me shifrat 2-2 me Besën dhe Korabi fitoi falë golit të Beshirajt me Tërbunin.