Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Malisheva.
Gjilanasit janë ndalur dhe tani rrezikojnë ta humbasin pozitën e parë, në rast se Ballkani fiton te Gjilani.
Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka gjetur arsyetim fushën pas barazimit ndaj Malishevës, skuadër e cila krijoi disa raste të pastra shënimi dhe mund t’i fitonte tre pikët.
“Fusha ishte më e rënduar se që ishte më parë.
Normalisht edhe ndeshjet kur luan me skuadra që luftojnë për ekzistencë, si sot me Malishevën, është e vështirë”, tha Thaçi.