Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, nuk po i shkon ashtu si duhet në pjesën e dytë të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.
Deçiqi ka barazuar në udhëtim, me rezultat 0:0 me Jedinstvon e Bjellopoljes.
Deçiqi renditet në vend të pestë me 34 pikë, ka katër më shumë se jedinstvo që gjendet në të shtatin.
Skuadra shqiptare synon një vend në garat evropiane dhe besojnë e shpresojnë se do të arrijnë këtë qëllim përkundër krizës së rezultateve që po kalojnë tash e disa javë.