Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit është e përgatitur për sfidën e radhës, për fitoren e radhës.
Kësaj here për rival e ka ekipin Tsv Bayer Dormagen.
Një ndeshje që pritet me rivalitet mes skuadrës gjermane dhe asaj shqiptare.
Kosova renditet në vend të dytë me 39 pikë dhe ka 20 pikë më shumë se Tsv Bayer Dormagen që zë pozitën e 11-të.
“Këtë të diele zhvillohet ndeshja e 21 kampionale
Tsv Bayer Dormagen - Fc Kosova Düsseldorf, me fillim nga ora 15:00 në Höhenberg 40, 41539 Dormagen”, njofton FC Kosova.