Barcelona e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen derbi ndaj Real Madridit.
“El Clasico” do të luhet të dielën me fillim nga 21:00 në kuadër të La Ligas.
Aktualisht, Barcelona prin me nëntë pikë më shumë se Real Madridi dhe në rast fitoreje pothuajse do ta siguronte titullin në elitën e futbollit spanjoll.
Në anën tjetër, me një fitore eventuale, Real Madridi do ta hapte garën për titull.