Mbrëmjen e nesërm në mitikun spanjoll “Camp Nou”, Barcelona do të presë rivalët e përjetshëm të Real Madrid në aktin e 287-të, të “El Clasicos”.
“Galaktikët” duken në formë dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe tekniku italian Carlo Ancelotti, i cili në konferencën për shtyp në kuadër të përballjes me “katalanasit” tha se nesër do të luajnë një futboll sulmues, por pa rrezikuar shumë.
“Është e vështirë të thuhet se si do të jetë ndeshja. Barcelona është mbrojtur shumë në të kaluarën teksa kryesonte.
Ndeshja e re mund të jetë e ndryshme në varësi të asaj se kush shënon i pari.
Nesër do të luajmë futboll sulmues, por pa rreziqe të panevojshme.
Ishte vërtet më e vështirë për Vinicius të luante kundër Araujos, kur doli në krahun e djathtë të mbrojtjes, por Vinicius mbetet Vinicius.
Lëvizshmëria e tij mund ta ndihmojë atë. Do të mendoj ta vendos në krahun e djathtë…
Bëj shaka! Por lëvizshmëria është shumë e rëndësishme”,- tha në fjalët e tij, “numri 1” i pankinës madrilene.