Pavarësisht pozitës së rivalit, Shkëndija e Tetovës të dielën me vlerësim maksimal shkojnë drejt Shkupit ku do të përballen me Skopjen në kuadër të xhiros së 24-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja Skopje – Shkëndija luhet të dielën në Shkup me fillim në orën 15:00.
Bruno Dita, futbollist i Shkëndijes, tha: “Nuk do ta marrim lehtë, ashtu si çdo ndeshje tjetër.
Do të shkojmë atje për tre pikët dhe të kthemi me fitore në Tetovë.
Normalisht, është një ndeshje e vështirë pavarësisht se Skopje është e parafundit në tabelë, por që çdo ekip na hap probleme nëse nuk e marrim fortë.
Terrenet në Maqedoni të gjitha janë thuajse aty aty, në gjendje jo të mirë do thoja.
Edhe kjo e Skopjes përveç cilësisë së fushës edhe dimensionet i ka më të vogla dhe mendoj se do të jetë problem për ne.
Por në qoftë se futemi 100% të fokusuar për fitoren do të arrijmë objektivin.”
Ai flet për serinë pozitive: “Motivimi patjetër që është sepse i afrohemi luftës për titull akoma më shumë.
Do thoja se Shkëndija është mësuar me presionet e kreut dhe si gjithmonë do të shkojmë për tre pikët”