Futbollisti shqiptar, Sead Hakshabanoviq, i dha vulën fitores së Celtic-ut ndaj Hibernian në javën e 29-të të Premier League skoceze.
Përfaqësuesi malazez shënoi pas asistimit të Turnbullit në minutën e 90+5.
Mysafirët kaluan në avantazh me golin e Campbell nga penalltia në minutën e 39-të, ndonëse kishin një lojtar më pak nga minuta e 25-ta.
Jota barazoi nga penalltia në minutën e 52-të, dhe Oh Hyun-Gyu kaloi në epërsi (2:1) në minutën e 82-të.
Hakshabanoviq u paraqit nga minuta e 83-të dhe ka shënuar për 3:1 (90+5’).
Celtic kryeson me 82 pikë dhe Hibernian është në vend të pestë me 40 sosh.