Gostivari dhe Besa shënuan fitore bindëse në shtëpi në kuadër të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Me fitoret 5:0 përkatësisht 3:0 skuadrat e Gostivarit dhe Besa në xhiron e re të kampionatit mposhtën lehtësisht dhe bindshëm në shtëpi skuadrat e Slloga Vinicës, gjegjësisht Bellasicën.
Antonio Kalanoski me një hat trick në pjesën e parë të ndeshjes tregoi se kush është kush në ndeshje dhe në fund Velinov dhe Rushiti vulosën rezultatin final 5:0.
Edhe Besa nuk pati probleme të mëdha, duke e mposhtur Bellasicën.