Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Chelseat dhe Evertonit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Evertoni hyjnë drejt zhveshtores pa e gjetur golin.
Chelsea ishte lider në fushë përgjatë gjithë pjesës së parë, ku këtë gjë e tregojnë më së miri edhe statistikat e deritanishme.
“Blutë” kishin 72% posedimin e topit, kurse regjistruan tre goditje drejt portës, krahas zero sosh të Evertonit.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.