Prishtina luftonte për ekzistencë dhe skuadra kroate Osijeku shpresonte një vend në garat evropiane përkatësisht në Kupën UEFA në vitin 1987.
Prishtina i jep goditje të fuqishme, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Osijekun, në takimin e parafundit (java e 33-të) të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
Prishtinasit shënuan fitore me një lojë jo të nivelit të pritur.
Ndeshja u zhvillua me 7 qershor të vitit 1987, në stadiumin e qytetit në Prishtinë (sot “Fadil Vokrri”) ishin të pranishëm rreth 15 mijë shikues.
Futbollisti Xhevdet Muriqi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 14-të, ndërsa Kujtim Shala thelloi epërsinë në 2:0 (35’) dhjetë minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Xheko e kishte ngushtuar humbjen (2:1) në minutën e 70-të.
Pas javës së 33-të, Osijeku renditej në vend të shtatë me 32 pikë dhe Prishtina ishte e 13-ta me 27.
Në javën e fundit Prishtina ka luajtur në Suboticë duke shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Spartakut dhe e siguroi ekzistencën.
Me 7 qershor të vitit 1987
Prishtina – Osijeku 2:1
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtarë: Bekir Kraviq (Tuzlla), Sllobodan Joviq e Mickovski të Kavadarit.
Shënues: Xh. Muriqi (14' - nga penalltia), Shala (35') - Xheko (70').
Prishtina: Darko Bjellojeviq 6, Xhevdet Muriqi 6, Nebojsha Pekoviq 5, Abdyl Bellopoja 5, Gani Llapashtica 6, Muhamet Kolenoviq 6, Mensur Nexhipi 6 (Muharrem Sahiti), Sahit Kelmendi 5, Vlladisllav Gjukiq 6, Fadil Muriqi 5 dhe Kujtim Shala 6,
Osijeku: Biliq 6, Mariçiq 5, Kostiq 5, Kasallo (Llukiq 5), Zheravica 5, Jankoviq 5, Xheko 6, Karaçiq 5, Lepinjica 5 (Jerkoviq), Rakella 5 dhe Kukuria 5.