Kombëtarja e Francës e ka marrë një lajm të keq para dy ndeshjeve të këtij muaji kundër Holandës dhe Irlandës, të vlefshme këto për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Ylli i Arsenalit, William Saliba po vuan nga një lëndim në shpinë dhe pritet që të largohet nga skuadra e Francës gjatë orëve në vazhdim, raporton gazetari Chris Wheatley.
Saliba u grumbullua për ndeshjet e këtij muaji të kombëtares franceze.
Tani pritet të rikthehet në Londër që të vazhdojë trajtimin e tij të lëndimit.