Chelsea e lëshoi fitoren nga dora në minutën e fundit.
Përballja mes Chelseat dhe Evertonit, solli katër gola por jo edhe fitues (2:2).
Për Chelsean shënuan Joao Felix (32'), Havertz (76') dhe për Evertonin realizuan Doucoure (69') e Simms (89').
Pas javës së 28-të në Premier League Chelsea zë vendin e dhjetë me 38 pikë e Evertoni është i 16-ti me 26.