Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është në formë të mirë.
Ai u paraqit nga minuta e 70-të në petkun e skuadrës së Lille-s, e cila ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Toulouses vendase.
Zhegrova ka asistuar nga korneri në minutën e 85-të kur Alexsandro ka shënuar me kokë dhe golin tjetër e realizoi Bayo (90+10’).
Faqja për statistika “Sofascore”, ka vlerësuar me notë 7.0 Edon Zhegrovën, ndërsa Alexsandro Ribeiro është lojtar i ndeshjes me notën 8.3.
Pas javës së 28-të në Francë, Lille zë vendin e pestë me 49 pikë e Toulouse të 11-tin me 35.