“El Clásico” është te dera dhe sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka bërë gati golin kundër Realit.
Polaku 34-vjeçar ka dhënë një intervistë për rrjetin mediatik “ESPN” në emisionin “Diarios de Bicicleta”, ku ai është thelluar në disa prej pikave më të rëndësishme që i kanë bërë përshtypje në Barcelonë.
“Është ndeshja më e rëndësishme për klube në botë, sepse ka shumë tifozë që e shikojnë.
Edhe unë e shihja kështu kur nuk isha te Barça.
Tani jam pjesë e El Clasico-s dhe kjo është e pabesueshme për mua”, thotë Lewandowski.