“Jemi zhdukur nga loja, është e pabesueshme ajo që kjo skuadër ka bërë në fushë në muajt e fundit.
Tottenham nuk është një skuadër, janë 11 lojtarë që shkojnë në fushë.
Shikoj vetëm lojtarë egoistë që nuk duan ta ndihmojnë njëri-tjetrin apo të japim zemrën në fushë”.
Këto kanë qenë fjalët e ashpra të Antonio Conte-s kundrejt skuadrës së tij pas barazimit 3-3 të regjistruar në javën e fundit të Premier League kundër Southampton:
Dhe akoma: “Tottenham është mësuar me këtë, nuk luan për diçka të rëndësishme, është një klub që nuk do të jetë nën presion dhe të ndiej shumë stres.
“Këtë na e thotë historia, mjafton të shihet se ky president është këtu prej 20 vitedh dhe nuk ka fituar asgjë. Pse?”.
Një shfryrje e bujshme që ka bërë të shpërthejnë rrjetet sociale dhe ka shkaktuar edhe rreagimin e Jamie Carragher në Tëitter:
“Conte ka dëshirë të shkarkohet gjatë kësaj pauze dhe Tottenham
duhet ta bëjë menjëherë.
që thotë mbi faktin që Spurs nuk fitojnë prej shumë kohësh është e drejtë, por nuk mund të flasësh kështu për klubin tënd, mbi të gjitha kur merr një rrogë aq të madhe.
“Rritja e Arsenal-it në këtë sezon, pasi se sezonin e kaluar e mbylli kampionatin poshtë Tottenham-it, shkatërron shumë nga argumentet e tij”, ka shkruar Carragher.