Alesandro Costakurta, ish-mbrojtësi i Milanit, i pranishëm në studiot e “Sky”, ka komentuar kështu çerekfinalen mes Milanit dhe Napolit.
“Do të jenë dy ndeshje të balancuara.
Tensioni do të ndihet, madje edhe Napoli si favorit do të ndiejë presionin.
Fati i Napolit është që para ndeshjeve të Champions-it kundër Milanit nuk do të ketë shumë stres në kampionat, ndërsa jam i bindur se kuqezinjtë do të duhet të luftojnë deri në ditën e fundit për të përfunduar mes katër të parave në Serinë A”, deklaroi ai.