Kanë kaluar gati dy muaj që kur Dani Alves u dënua me burg nga Gjykata e Barcelonës pasi u akuzua për përdhunim nga një grua në një klub në kryeqytetin katalanas.
Javë betejash gjyqësore, thashetheme dhe deklarata nga familjarët – mbi të gjitha gruaja. Gjithsesi, jeta e brazilianit në burg duket se nuk është aspak e vështirë. Pas periudhës së parë të ambientimit, Dani Alves tashmë është bërë një yll i vërtetë në burg.
Kështu bëjnë të ditur disa gazeta spanjolle, të cilat shpjegojnë sesi futbollisti brazilian është pritur pa problem nga të dënuarit e tjerë, të cilët kanë mbajtur menjëherë sjellje të mirë ndaj tij.
Në të vërtetë, ditët e fundit Dani Alves do të kishte organizuar një ndeshje, duke shënuar gjithashtu dy gola dhe duke u rrethuar nga të burgosur të tjerë që i kanë kërkuar autografe.
Braziliani vazhdon të jetojë jetën e tij në burg, por vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në këtë periudhë që, sipas avokatëve të tij, është vetëm kalimtare.