Barcelona do të provojë t’i jap goditjen fatale Real Madridit sa i përket luftës për titull sonte kur këto dy skuadra do të ballafaqohen në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00.
Skuadra e Xavit ka nëntë [ikë më shumë se ajo e Carlo Ancelotti dhe me në fitore eventuale do ta bënte një hap gjigant drejt kurorëzimit si kampion duke e thelluar diferencën në 12 pikë.
Të dy skuadrat vijnë sonte në derbin e madh me nga dy mungesa. Te Barcelona mungojnë Pedri dhe Dembele, kurse nga ana tjetër, Alaba dhe Rodriguez nuk janë në dispozicion të Realit.
Këto janë formacionet e mundshme:
Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Kounde, Christensen, Balde; De Jong, Busquets, Kessie; Raphinha, Lewandowski, Gavi.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Camavinga, Tchouameni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius.