Futbollisti Leart Paçarada, është në formën më të mirë dhe i gatshëm për kombëtaren e Kosovës.
Paçarada ka asistuar në golin e katërt të skuadrës St. Paulit.
Kapiteni Paçarada u zëvendësua në minutën e 81-të.
FC St. Pauli ka shënuar fitore të thelllë, me rezultat 5:0 në konak të Sandhausenit.
Golat i realizuan Saliakas (19'), Daschner (24'), Afolayan (25'), Irvine (45+3' e 88').
Betim Fazliji u paraqit nga minuta e 73-të dhe shijoi fitoren e thelë të St. Paulit.
Bashkim Ajdini ka luajtur nga minuta e 78-për Sandhausenin.
Sandhausen mbetet me një lojtar me pak në fund të pjesës së parë, Esswein u përjashtua direkt me karton të kuq.
Është fitorja e tetë rresht për St. Paulit, me bilanc qind për qindtë në pjesën e dytë të kampionatit.
St. Pauli ngritet në vend të 5-të me 41 pikë e Sandhausen është në fund me 21 sosh pas 25 jave të zhvilluara në Bundesliga II.