Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së 28-të të Premier League.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, sërish çon në këmbë anglezët.
Në minutën e 55-të, Xhaka nga afërsia ka shënuar për 3:0 pas asistimit brilant të Trossard.
Martinelli në minutën e 28-të dhe Saka në të 43-tën e 74-tën shënuan golat tjerë për Arsenalin.
Në minutën e 63-të, Schlupp ka realizuar prë Crystal Palacen.
Arsenali kryeson me 69 pikë e Crystal Palace renditet në pozitën e 12-të me 27 sosh.