I intervistuar për El Pais, Gerard Pique, ish-lojtar i Barcelonës dhe menaxher i Kings League, ka folur për situatën aktuale të klubit katalanas dhe rrëmujën ligjore mes vetë klubit dhe Negreira-s.
“Asgjë nuk ka ndodhur me lojtarët. Unë kurrë nuk kam kërkuar asgjë.
Të tjerë që njoh i kanë kërkuar kundërshtarit referime dhe ndoshta disa i kanë kërkuar gjyqtarëve. Nuk e kam idenë.
Është një temë që shkakton komplote dhe tituj në gazeta”.
Kosmos, kompania e Gerard Piqué, është kujdesur së bashku me Federatën Spanjolle që të dërgojnë Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.
Çështja ka bërë bujë dhe madje gjyqtari që po heton për parregullsitë e supozuara të kësaj marrëveshjeje i ka kërkuar Piques kontratën e Rubiales me RFEF për t’ia sjellë trofeun vendit arab.
“Është një nga operacionet më të mira në historinë e Federatës dhe jam shumë krenar për këtë”.
Është folur shumë për marrëdhëniet mes Piqué dhe Laporta dhe ish-mbrojtësi i katalanasve pranon se ka pasur momente tensioni në të kaluarën: “Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me Joan-in që nga viti 2008.
Gjithmonë kemi thënë gjithçka për njëri-tjetrin.
“Ka pasur momente tensioni si në çdo marrëdhënie të gjatë dhe besimi. Jemi si gjithmonë, edhe nëse kur një lojtar tërhiqet ka biseda të vështira”.
Më pas për arsyet e tërheqjes, ai ka shtuar: “Kisha shumë vite që isha atje dhe çdo herë e kisha të vështirë të shkoja në fusha të ndryshme, nëse më vendosnin ndeshje në orën 16:00 pas ngrënies dhe me diell ishte e vështirë për mua.
Nuk isha entuziast, kisha nevojë për sfida të reja.
Nuk po argëtohesha dhe mora vendimin e duhur”.