Kosova do ta nis 25 mars ciklin kualifikues për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
“Dardanët” do të ballafaqohen me Izraelin në udhëtim, ndërsa më 28 mars e presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të dal nesër para mediave ku do të flas për situatën brenda grupit si dhe objektivat e tij para këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se trajneri francez do të flas para mediave të hënën me fillim nga ora 11:00, ndërsa nga ora 16:00 lojtarët do të zhvillojnë stërvitjen e parë në Kampion Nacional në Hajvali.
Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet më 25 mars me fillim nga ora 18:00.