Feyenoordi ia del të triumfojë në krye-sfidën e javës në kampionatin holandez ndaj Ajaxit dhe të hedhë një hap të madh drejt titullit kampion.
Në “Johan Cruijf Arena”, skuadra nga Roterdami mori avantazhin që në minutën e 5-të me anë të Gimenez, megjithatë vendasit e Ajax reaguan mirë dhe përmbysën gjithçka në pjesën e parë me golat e Alvares dhe Tadiç.
Pjesa e dytë foli sërish për skuadrën e Feyenoord, që gjeti golin e barazimit në minutën e 52-të me anë të Szymanskit dhe në të 86-ën ishte Geertruida që shënoi golin e tretë dhe të fitores.
Me këtë fitore ndaj Ajaxit, kundërshtar direkt për titullin, Feyenoord shkëputet në krye me 61 pikë, 6 më tepër se skuadra nga Amsterdami.