Chelsea kërkon mesfushorin anglez!
Qindra milionë euro të shpenzuara në merkaton e dimrit nga ana e Chelsea-t, nuk do të jenë sigurisht të fundit, pasi vera e ardhshme pritet të jetë edhe më e nxehtë për blutë e Londrës.
Mediat angleze raportojnë se presidenti Todd Boehly nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori anglez Declan Rice, i cili ka kontratë deri në 2024-në me West Hamin.
Chelsea provoi të marrë Rice një vit më parë, por pa rezultat, teksa në verën e këtij viti mund ta marrë për një shifër prej 50-60 milionë eurosh, thuajse gjysmën e asaj që West Ham kërkoi një vit më parë.