Ish futbollisti i mirënjohur, Sadik Rrahmani, ka ikë në amshim para kohe duke lënë të pikëlluar komunitetin e futbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës.
Ish futbollisti i Trepçës, Prishtinës dhe Novi Pazarit, po ashtu ka qenë edhe gjyqtar i futbollit.
Në faqen “Legjenda e Novi Pazarit”, janë të trishtuar me lajmin për ikjen në amshim të ish sulmuesit të spikatur.
“Sadik Rrahmani ynë, futbollisti që la gjurmë të thella në klubin tonë është shpërngulur në ahiret, do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona, Zoti në xhenet”, shkruan në faqen “Legjenda” Novi Pazarit”.