Trepça e ka fituar derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet për t’u stabilizuar në vendin e dytë në Superligën A të Kosovës në hendboll.
Të dielën në kuadër të xhiros së 22-të, Trepça fitoi me rezultat 35:27.
Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 23-të, kur Prishtina kaloi para, 13:12.
Më pas Prishtina u shkëput në dy gola, 15:13.
Trepça nisi më mirë edhe pjesën e dytë dhe shpejt doli para në rezultat.
Mbajti epërsi prej dy-tre golash, ndërsa pas minutës së 50-të u shkëput edhe më shumë.
Në fund epërsia e Trepçës shkoi në tetë gola.
Deniz Terziqi e Lulzim Shabani i shënuan nga tetë gola për Trepçën. Kushtrim Kastrati shënoi gjashtë gola, ndërsa pesë i kishte Sali Maxhera. Sergio Barreto i shënoi gjashtë gola për Prishtinën.
Nga katër i kishin Albi Gjuka e Endrit Tafarshiku, ndërsa nga tri i shënuan Enis Kuleta e Petrit Prekazi.
Trepça i ka 26 pikë në vendin e dytë. Prishtina mbetet e treta me 21 pikë.