Java e 26 e Kategorisë Superiore ka folur për dy skuadra, Partizanin dhe Laçin, të vetmet që dolën me pikë të plota në ndeshjet e luajtura.
Të kuqtë morën kreun falë suksesit 4-1 ndaj Kastriotit, teksa iu bashkuan Tiranës në krye, me ndërgjegjen se kanë epërsinë ndaj “kushërinjve” falë ndeshjeve direkte.
Ndërkohë, fitorja e Laçit ndaj Vllaznisë bën që gara për vendin e tretë të bëhet shumë e ethshme dhe e hapur.
Në fakt, Egnatia e vendit të tretë është më larg dy skuadrave që ka më lart, 6 pikë, sesa vendit të 8 që çon në play-out për rënien e që mbahet nga Laçi, vetëm 5 pikë larg.
E shtunë
Bylis-Tirana 1-1
Erzeni-Kukësi 1-1
E diel
Egnatia-Teuta 1-1
Laçi-Vllaznia 2-0
Partizani-Kastrioti 4-1