Barcelona – Real Madrid, “El Clasico” i dytë i sezonit në LaLiga, që mund të vendosë ndoshta përfundimit fatin e titullit kampion.
Katalanët aktualisht kanë 9 pikë më shumë dhe një tjetër fitore përballë rivalit historik në përplasjen e drejtpërdrejtë do ta “vriste” garën për trofenë më të rëndësishëm në Spanjë.
Sa u përket formacioneve zyrtare, Xavi, në mungesë të Pedrit, i ka besuar në mesfushë lojtarëve me më shumë përvojë: Busquets, De Jong dhe Sergi Roberto.
Gavi, edhe pse në rreshtim duket si sulmues, më shumë vepron si pikë mbështetjeje për dyshen sulmuese Lewandowski-Raphinha.
Në mbrojtje janë nga e djathta në të majtë Araujo, Kounde, Christensen dhe Balde.
Nga ana tjetër, Ancelotti, në rreshtimin 4-3-3, luan me Carvajal, Militao, Rudiger dhe Nach.
Në mesfushë, në rolin e “truprojës” së Modric dhe Kroos është Cavamivinga dhe në sulm “tredhëmbëshi” Rodrygo-Benzema-Vinicius.
Barcelona - Real
Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Kounde, Christensen, Balde Roberto, Busquets, De Jong Raphinha, Lewandowski, Gavi..
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.