Supersfida mes Interit dhe Juventusit mbyll ndeshjet e javës së 27 në Serinë A. “Derbi i Italisë”, një nga ndeshjet më të përjetuara në kampionatin italian, pritet të dhurojë spektakël për të gjithë tifozët.
Një derbi i cili është përgatitur ndryshe nga të dy trajnerët. Inzagi i ka besuar Lukakut dhe Lautaro Martinez nga minuta e parë në sulm, me Brozoviç i cili kthehet titullar.
Ndërsa nga ana tjetër, Alegri përgjigjet me De Shiljon në vend të Kuadrados në mbrojtje, por edhe me Di Marian në stol, për t’i bërë vend të riut Sule.
INTER: Onana, De Vraj, Açerbi, Darmian, Dumfris, Brozoviç, Barela, Çallhanollu, Dimarko, Lukaku, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi
JUVENTUS: Sheznji, Gati, Bremer, Danilo; De Sshiljo, Faxholi, Lokateli, Rabio, Kostiç; Sule, Vlahoviç.