Barcelonës po i buzëqesh titulli i kampionit në Spanjë.
Katalunasit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Realit, në derbin më të madh në botë, që u zhvillua në “Camp Nou”, para 95.745 shikuesve.
Fitore e merituar e Barcelonës ndaj kampionit në fuqi.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/March/19/850x636_Capture1679258402.jpg)
Pamje nga ndeshja
Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit, u përshkrua me rivalitet të madh si gjithmonë, duke përfunduar me fitoren e katalunasve.
Reali kaloi në epërsi në minutën e 9-të me autogolin e futbollistit Ronald Araujo.
Në fund të pjesës së parë (45’), Sergi Roberto çon në këmbë "Camp Nou".
Ai pothuajse nga pika e penalltisë, me goditje të fortë e në këndin e majtë, ndëshkoi Realin, 1:1.
Në minutën e 81-të, Marco Asensio shënoi për Realin por anulohet pas shikimit të BVAR-it, për faktin se ishte në pozitë jashtëloje.
Në minutën e 90+2, Franck Kessie ka shënuar për fitoren e madhe të Barcelonës, në anën tjetër shpërthen stadiumi si vullkan nga festa.
Fundi i takimit me tensione.
Barcelona mposhti rivalin e përbetuar e të përjetshëm dhe kryeson me 68 pikë, ka 12 pikë më shumë se Reali në vend të dytë pas 26 jave në kampionatin spanjoll.