Kapiteni Leart Paçarada sot ka asistuar për fitoren e St. Paulit, me rezultat të thellë 5:0 në konak të Sandhausen-it, në kuadër të javës së 25-të të Bundesliga II.
Paçarada ka treguar lojë të mirë për çka është vlerësuar me notën 7.3 nga faqja për statistika “Sofascore”.
Betim Fazliji u fut në lojë në minutën e 73-të për St. Paulin, duke u vlerësuar me notë 6.8 dhe Bashkim Ajdini ka luajtur nga minuta e 78-të për Sandhauseni-n dhe notohet me 6.3
Jackson Irvine i St. Paulit është lojtar i ndeshjes, me notën 8.3.