Roma u mposht në derbi me rezultatin 1-0 ndaj Lazios ndërsa si gjithnjë sa herë zbresin në fushë dy skuadrat e kryeqytetit, tensioni është i lartë.
Një tension që vijoi edhe në dhomat e zhveshjes me Mancinin që kishte diçka për të sqaruar me Luis Alberton dhe Romagnolin.
Prezent aty ishte edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili kërkoi të ulte disi tensionet.
Mirëpo, situata agravoi në momentin që në dhomat e zhveshjes hyri Jose Mourinho.
Ky i fundit ishte i pezulluar dhe nuk mund ta drejtonte skuadrën nga stoli, por e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist.
Sapo luzitani pa Lotiton iu drejtua me fjalët; “Pse sheh?” E menjëhershme përgjigja e numrit një të lacilëve që i kthehet Mourinhos: “Po ti kush je?”.
“Pse sheh?”, pyet Mourinho Lotitton. “Ti pse sheh?
Unë jam presidenti i Lazios. Kush je ti?
Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këti”, thotë Lotito.
Më pas në debat ndërhyn edhe drejtori i Romës, Pinto që mori në mbrojtje Mourinhon.
Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër masë për luzitanin pasi zbriti në dhomat e zhveshjes.