Mbrojtja dhe portieri i Interit sikur të përgjumur, iu kushtoi me humbje me rezultat 1:0 nga Juventusi, në derbin e madh të Italisë.
Derbi u zhvillua në stadiumin “San Siro” në Milano.
Mbrojtja dhe portieri mbeten të hutuar në minutën e 33-të, duke e shikuar Filip Kostiqin, i cili nga 13-14 metra e ka dërguar topin në rrjetë.
Juventusi importon tre pikë dhe gradualisht po i afrohet zonës së Champions League, kur kihet parasysh se është edhe i dënuar me 15 pikë.
Pas javës së 27-të në Serie A, Napoli kryeson me 71 pikë, pasojnë Lazio me 52, Interi 50, Milani 48, Roma 47, Atalanta 45, Juventusi 41 pikë etj.