Duket se problemet nuk kanë fund te Totenhemi, me klubin anglez që po kalon një situatë jo të mirë me Antonio Konten.
Pas barazimit 3-3 me Sauthemptonin, italiani shpërtheu në një deklaratë, duke sulmuar rëndë drejtuesit e klubit, madje dhe lojtarët.
Duket se disa prej këtyre të fundit nuk i kanë pritur aspak mirë fjalët e Kontes dhe siç raportojnë mediat angleze, kanë kërkuar menjëherë shkarkimin e 53-vjeçarit.
Para disa javësh u bë me dije se Konte nuk do të vazhdojë më si trajneri i Totenhemit sezonin tjetër, por situata e tensionuar që është krijuar së fundmi në klubin nga Londra, mund ta përshpejtojnë largimin e italianit.
Lojtarët duan që trajneri të shkarkohet përpara ndeshjes me Evertonin, e cila do të luhet pas pushimit të kombëtareve, gjë që Konte e ka shfrytëzuar për t’u rikthyer sërish në Itali.